Topçinjtë tashmë kanë harxhuar 23 milionë euro për të nënshkruar me yllin gjerman Lukas Podolski dhe francezin Olivier Giroud këtë verë dhe mendohet se janë afër për të arritur një marrëveshje në vlerën e 15 milionë funteve për 27-vjeçarin spanjoll.
“Ndaj mendimin e Mikel Arteta – Cazorla është lojtar i shkëlqyeshëm. Ne kemi sjellë Giroud dhe Podolski dhe shpresoj se do të kemi të rikthyer Diabyn dhe Wilshere, të cilët nuk luajtën aspak sezonin e kaluar”.
“Dhe ne do ta shtojmë Wilshere në ekip sa më herët që mundemi. Por ne nuk u kemi dhënë fund transferimeve, ne do të sjellim lojtarë të rinj”, ka thënë Wenger.





