Australiani triumfoi në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe në Silverstone.
Vetëm katër xhiro para fundit, 36-vjeçari e tejkaloi pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso, të cilin e kishte ndjekur gjatë gjithë garës.
Vendin e tretë e zuri piloti tjetër i Red Bull, dy herë kampioni i botës Sebastian Vettel.
Legjenda e këtij sporti Michael Schumacher u rendit i shtati, përpara Lewis Hamilton që u pozicionua një vend më poshtë.
Renditja në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe:
1. Webber (Red Bull)
2. Alonso (Ferrari) +3.0 sekonda
3. Vettel (Red Bull) +4.8
4. Massa (Ferrari) +9.5
5. Raikkonen (Lotus) +10.3
6. Grosjean (Lotus) +17.1
7. Schumacher (Mercedes GP) +29.1
8. Hamilton (McLaren) +36.4
Renditja e përgjithshme e pilotëve:
1. Alonso (Ferrari) 129 pikë
2. Webber (Red Bull) 116 pikë
3. Vettel (Red Bull) 100 pikë
4. Hamilton (McLaren) 92 pikë
5. Raikkonen (Lotus) 83 pikë