Vrasjet në kinema nuk i shkaktoi “Batman”-i

"Fox News" 
Shumë do të teorizojnë lidhur me motivet që shtynë të vetmuarin e armatosur, i cili ishte mbathur me jelek anti-plumb e mbante me vete dy pistoleta dhe një pushkë, të hapte zjarr në kinemanë periferike në Denver gjatë shfaqjes në orët e vona të “The Dark Knight Rises” (episodi i ri i filmit “Batman”). Të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u plagosën. Pa më të voglin dyshim, disa do të fajësojnë për këtë shfaqet në mesnatë të filmave ku ka hakmarrës të maskuar dhe që kanë dhunë. Disa do ta gjejnë fajin tek shfaqja në ekran e temave hiperbolike që kanë të bëjnë me të mirën dhe të keqen, duke pretenduar se këto rryma mendimi mund t’i largojnë njerëzit me një frymë duke i kthyer në vrasës. Unë nuk jam dakord! Këtë nuk e shkaktoi “Batman”-i. E bëri personi real që hapi zjarr mbi amatorët e kinemasë. Dhe teksa është e vërtetë që një teatër i errësuar filmi në mesnatë, që shfaq një film të shumë-pritur për audiencën e gjerë, mund të tërheqë dikë drejt dhunës, është e vërtetë gjithashtu se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe stadiumet e futbollit. Restorantet. E madje edhe eventet politike (rasti Giffords). Të punuarit për disa dekada si psikiatër mjeko-ligjor, duke ekzaminuar shumë vrasje, më ka bërë të arrij në përfundimin se rrënjët e dhunës së tyre gjithmonë arrijnë deri në periudhat e hershme të historisë së tyre jetësore dhe përfshijnë tema si mungesa e dashurisë apo të ndjerit i padëshiruar, ose ose i të qenit i ekspozuar ndaj abuzimit psikologjik apo fizik, përfshirë edhe ngacmimet. Këta faktorë, së bashku me çrregullimet psikologjike që sjellin (ku përfshihet edhe varësia ndaj substancave), mund të shtrydhin ndjeshmërinë e një personi “duke e “çliruar” që të kryejë akte të tmerrshme. Thjesht mendoni për të shtënat e fundit që kanë pllakosur kombin tonë. Ato kanë ndodhur në kampet e kolegjeve, në vendet e punës, në një dyqan ushqimesh dhe tani në një sallë filmi. Vendet ndryshojnë ndërsa dinamikat kryesore psikologjike që kanë nxitur këto ngjarje nuk ndryshojnë. Megjithëse media mund të përshpejtojë dhe të nxjerrë në pah humnerën mes emocioneve dhe sjelljes, duke vënë në “qark të shkurtër” ndjeshmërinë, besoj se triologjia e “The Dark Knight” është shumë më pak toksike se lajmet televizive lokale, të cilat kërkojnë që shikuesit të fokusohen pikë së pari në vdekjen apo shkatërrimin, e më pas të zhvendosen aty për aty drejt sportit dhe parashikimit të motit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gazetat të cilat japin lajme të katastrofës ekonomike përkrah pjesëve komike dhe horoskopit. Ky lloj kamxhikimi emocional, i cili bën vërtet tragjike atë që nuk ka asgjë për tragjedi, që tregon që kleçkat e çuditshme apo spektakolare janë vetëm një hap larg, bën që të rritet ndjeshëm mundësia e çrregullimit të stabilitetit emocional tek njerëzit e paqëndrueshëm psikologjikisht sikundër ndodh tek një fëmijë që merret peng nga një grabitqar. Censura nuk do të bënte asgjë për të parandaluar dhunën. Ajo në fakt, mund të shkaktojë shtimin e dhunës për sa kohë njerëzit ndjehen më të kontrolluar dhe më pak të lirë për të shprehur opinionet e tyre në mënyrë të sinqertë dhe të hapur. Jo, kjo është një histori e re që na sjell në kujtesë rendet e ditëve të kaluara shumë kohë më parë. Ne duhet të jemi më vigjilent në konstatimin e atyre personave në mesin tonë që po rrëshqasin drejtë errësirës - jo ngase shohin filma si “Batman”-i, por ngase na tregojnë se po mendojnë ta nxjerrin jashtë errësirën që kanë brenda, duke e shndërruar ndjesinë e tyre të të qenit i shkatërruar në shkatërrim të të tjerëve. Kushdo që vrau apo plagosi dhjetëra persona mesnatën e 20 korrikut 2012, patjetër duhet të jetë një person që ka dhënë shenja më shumë se një herë të potencialit të tij për dhunë dhe një person i cili ka qenë pre e dhunës psikologjike apo fizike për një kohë të gjatë.