VMRO dhe BDI skenare për zgjedhje të parakohshme në nëntor ?

VMRO dhe BDI skenare për zgjedhje të parakohshme në nëntor ?: Copyright - ShqipMedia.com
Shqipmedia
Shkup – Nga zgjedhjet brendapartiake të VMRO-DPMNE-së, sipas disa informacioneve që dalin nga njerëz të afërt me këtë parti flitet që rethi i ngusht i Nikolla Gruevksit kanë kërkuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishte më mirë të mbaheshin në nëntor të këtij viti që sipas tyre do të ishte një kombinacion fitues si në pushtetin qendror poashtu edhe në atë lokal, shkruan portali maqedonas A1on.

Institucionet anketuese të cilat analizojnë rejtingut e partive politike thonë se deri në muajin nëntor do të mbajë këtë rejting me një zbritje të lehtë prej 2% që do të nënkuptonte fitore të sigurt ndërsa më pas për zgjedhjet lokale pritet që rejtingu i partisë që ai drejton të bie deri më 20% që do të kuptonte humbje në disa qytete shumë të rëndësishme. Kjo mund të ishte një strategji e përkryer nga organet e partisë së VMRO-DPMNE-së për të fituar sërish bindshëm zgjedhjet, duke patur parasysh që konkurenti i saj kryesor në bllokun maqedonas LSDM nuk është e përgatitur për zgjedhje të tilla meqë subjektet e saja po përgaditen për zgjedhjet lokale. LDSM që nga disfata e fundit ka pasur probleme brendapartiake për mosndryshimin e kuadrove brenda-partiake dhe do të ishte një lojë e lehtë e VMRO-DPMNE-së për të fituar mandatin tjetër. Për një ide të tillë personat që personalisht u prononcuan për media se do të ishte mirë të mbaheshin zgjedhjet në nëntor janë Jovan Donev, Zhidas Daskalovski dhe Artan Grubi i BDI-së. Por një gjë është e paqartë, duke u nisur nga efektet negative të gjykimin për rastin e Smillkovcës ku mbetën të vrarë 5 të rrinjë maqedonas e deri tek kontesti i emrit me Greqinë ku një zgjidhje adekuate pritet të arrihet deri në muajin dhjetor, pas gjithë kësaj parashtrohet pyetja pse zgjedhje të parakohëshme dhe pse pikërisht në muajin nëntor?!

Zgjidhja është si gjithmonë me prapavija të larta politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në nëntor, opozita nuk do të kishte mundësi të fitonte sërisht përditësimin e listave zgjedhore që gjithashtu nënkupton se nuk do të kishte as kohë që të insistoj që një gjë e tillë të realizohet në mënyrë demokratike. Ajo që paralajmërohet për muajt shtator dhe tetor janë paketat ligjore për administratën publike, ministrinë e mbrojtjes dhe ministrinë e punëve të brendshme, paket ligjore kjo që do të përmbaj dispozita të cilat do të mbrojnë të gjithë ata që do të punësohen nga VMRO-DPMNE në muajt e ardhshëm, para zgjedhjeve. Një strategji e artë, për të siguruar gurthemelet e pushtetin që udhëheq VMRO-DPMNE, ndoshta qytetarët kur do të lexojnë një lajmë të tillë do të pyesin veten se cila është zgjidhja, çfarë duhet bërë për të ndaluar një lloj “monarkie” moderne që po mbizotëron në vend këto vitet e fundit.
K.A/Shqipmedia


VMRO dhe BDI skenare për zgjedhje të parakohshme në nëntor ? was first posted on July 22, 2012 at 3:38 pm.
©2012 "Shqipmedia". Use of this feed is for personal non-commercial use only. If you are not reading this article in your feed reader, then the site is guilty of copyright infringement. Please contact me at skifteri@gmail.com