Vlerat referente

Të gjitha rezultatet laboratorike krahasohen me vlerat e fituara në popullatën referente. 

Këto vlera “normale” apo referente janë të kufizuara në kufijt 95% e kjo nënkupton se
brenda diapazonit të dhënë hyjnë 95% të rezultateve të fituara.
 
Shpërndarja e vlerave rëndom nuk është gause dhe kufiri i lartë dhe i poshtë i diapazonit përcaktohet me llogaritjet statistikore.
 

Format e kurbave të shpërndarjes së vlerave normale janë të mirënjohura për shumë teste të rëndomta. 

Vlerat referente duhet të jepen ashtu që të përshkruajnë:
 
a) Popullatën referente dhe të dhënën se si është zgjedhur ajo popullatë;
 
b) Rrethanat dhe gjendja fiziologjike e atyre prej të cilëve janë marrë mostrat;
 
c) Koha dhe mënyra e marrjes së mostrës dhe bartjes, përgatitjes dhe ruajtjes së saj;
 
d) Metodën e përdorur analitike me të dhënat për saktësinë dhe kontrollin e saj;
 
e) Shiqimi i të dhënave që janë fituar dhe diapazoni referent, i cili është nxjerrë prej tyre.

vlerat referente,cka jane vlerat referente, Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,kuptojme me fjalen,termi,paraqet,kuptimi,paraqesin