VLERA E SHKUARJES SA MË HERËT NË XHUMA

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Ai që lahet në ditën e xhumasë, sikur që lahet për pastrim nga xhynybllëku, pastaj shkon në xhami në kohën e parë (më herët), ka shpërblim sikur të japë për Allahun një deve. Ai që shkon në kohën e dytë, ka shpërblim sikur të japë një lopë. Ai që shkon në kohën e tretë, ka shpërblim sikur të japë një dash. Ai që shkon në kohën e katërt, ka shpërblim sikur të japë një pulë. Ndërsa, ai që shkon në kohën e pestë, ka shpërblim sikur të japë një vezë. Kur të prezentojë imami, melaiket e dëgjojnë ligjërimin (përkujtimin)."
[Maliku, Buhariu dhe Muslimi]