![]() |
Barry Eichengreen |
Nga Barry Eichengreen
Mosvazhdimi tani me rikapitalizimin e bankave dhe me blerjen e bondeve qeveritare do të çojë drejt një katastrofe të ngjashme. Evropa kështu e gjen veten në një lidhje familjare. E vetmja mënyrë për të dalë prej saj është ta përshpejtojë dukshëm procesin e ndërtimit të institucioneve. Kjo gjë nuk është e lehtë të bëhet. Por katastrofa nuk pret
Liderët evropianë, për dallim nga ish-presidenti amerikan, George H. W. Bush, kurrë nuk kanë pasur telashe me “vizionin”. Ata gjithnjë e kanë ditur se si dëshirojnë të jetë kontinenti i tyre. Mirëpo të kesh një vizion nuk është e njëjta gjë si jetësimi i tij. Dhe, kur bëhet fjalë për vënien në praktikë të ideve të tyre, liderët e Bashkimit Evropian vazhdimisht kanë qenë të mangët. Ky tension ndërmjet synimeve të evropianëve dhe aftësisë së tyre për t’i përmbushur ato është shfaqur përsëri me samitin e fundit të BE-së. Liderët e Evropës tani pajtohen për vizionin se si BE-ja duhet të jetë: një union ekonomik dhe monetar i përmbushur me një union bankar, një union fiskal dhe një union politik. Telashi nis menjëherë pasi diskutimi zhvendoset në pikën se si – e veçanërisht kur – këto të tria duhet të themelohen. Unioni bankar, pajtohen liderët e Evropës, nënkupton krijimin e një autoriteti të vetëm mbikëqyrës. Nënkupton krijimin e një skeme të përbashkët të sigurimit të depozitave dhe të një mekanizmi për mbylljen e institucioneve të pamjaftueshme financiare. Kjo nënkupton që organeve të shpëtimit të OKB-së t’u jepen kompetenca për të injektuar fonde drejtpërsëdrejti në banka me kapitale të pamjaftueshme. Gjithashtu, unioni fiskal nënkupton që Komisionit Evropian (apo një Thesari Evropian, si alternativë) t’i jepet autoritetit për të vënë veto në buxhetet kombëtare. Kjo do të thotë se disa pjesë të borxheve të shteteve anëtare do të bëhen të ndërsjella: borxhet individuale të qeverive do të bëhen eurobonde dhe si pasojë edhe një obligim i përbashkët i të gjitha shteteve anëtare. Komisioni (apo Thesari) më pas do të vendosë se si të adresojë shumë eurobonde shtesë dhe në emër të kujt.
Në fund, unioni politik nënkupton transferimin e prerogativave të legjislaturave kombëtare në Parlamentin Evropian, i cili më pas do të vendosë se si të strukturojë unionin fiskal, bankar dhe monetar të Evropës. Ata që janë përgjegjës për operacionet e përditshme të BE-së, përfshirë Bordin e Bankës Qendrore Evropiane, do të mbahen përgjegjës në Parlament, i cili mund t’i shkarkojë ata për shkak se kanë dështuar që të kryejnë mandatet e tyre. Vizion i mundshëm. Problemi është se ekzistojnë dy afrime diametralisht të kundërta për ta përmbushur atë. Njëra strategji supozon se Evropa ka dëshpërimisht nevojë për politika të këtij unioni më të thellë qysh tani. Nuk mund të presë injektimin e kapitalit nëpër banka. Duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt ndërsjelljes së borxhit. Kjo gjë kërkon që qoftë BQE-ja e qoftë një mekanizëm i zgjeruar i Stabilitetit i Evropës të blejnë bondet e dëshpëruara të qeverive qysh sot. Me kalimin e kohës, sipas këtij këndvështrimi, Evropa mund të ndërtojë institucionet e nevojshme për t’i përmbushur këto politika. Mund të krijojë një trup të vetëm mbikëqyrës, të forcojë pushtetin e Komisionit Evropian apo të krijojë një Thesar Evropian. Njësoj kështu, mund të forcojë edhe Parlamentin Evropian. Mirëpo ndërtimi i institucioneve kërkon kohë, gjë kjo që mungon në mënyrë të rrezikshme, duke e pasur parasysh rrezikun për shkatërrimin e bankave, krizat e borxheve sovrane dhe kolapsin e valutës së përbashkët. Prandaj dhe politikat e reja duhet të jenë në rend të parë.
Sipas një këndvështrimi tjetër, procedimi me politikat e reja përpara se të ndërtohen institucionet e reja është gjë e nxituar. Ti bësh borxhet të jenë të ndërsjella përpara se institucionet evropiane të vënë vetë rreth politikave fiskale vetëm sa do të inkurajonte një sjellje edhe më të nxituar nga qeveritë kombëtare. Vazhdimi me injektimin e kapitalit para se të krijohet një mbikëqyrës i vetëm, vetëm sa do të inkurajonte ndërmarrjen e më shumë rreziqeve. Dhe lejimi që BQE-ja të mbikëqyrë bankat para se Parlamenti Evropian të përvetësonte pushtetin për ta mbajtur atë përgjegjës vetëm sa do të thellonte deficitin demokratik të BE-së dhe të provokonte kundërefekt. Evropa ka qenë në një situatë të ngjashme edhe më herët – në vitet ‘90, kur vendimi ishte marrë për të themeluar euron. Gjatë asaj kohe, ka pasur dy grupe me mendime të ndryshme. Njëri kamp argumentonte se do të ishte gjë e nxituar që të themelohej një union monetar para se të krijohej një konvergjencë e politikave ekonomike dhe të kompletoheshin reformat institucionale. Kampi tjetër, përkundrazi, shqetësohej se sistemi ekzistues monetar ishte i ngurtë, i brishtë dhe i prekshëm nga kriza. Evropa nuk mund të pres deri në kompletimin e procesit të ndërtimit të institucioneve. Krijimi i euros ishte më mirë herët se sa vonë, me reforma dhe institucionet relevante për ta ndjekur atë. Me rrezikun e vogël të tej-përgjithësimit, secili mund të thotë se kampi i parë ishte përbërë kryesisht nga evropianët veriorë, ndërsa kampi i dytë i dominuar nga ata të jugut.
Kriza e normave të këmbimit e vitit 1992 më pas e prishi balancën. Sistemi i dikurshëm i normave të këmbimit i Evropës shpërtheu, argumenti i jugorëve se Evropa nuk mund ti afrojë vetës të anulojë krijimin e euros u vërtetua. Pasojat nuk ishin të këndshme. Unioni monetar pa një union bankar, fiskal dhe politik ishte një katastrofë e vërtetë. Mirëpo edhe mosvazhdimi do të ishte katastrofë po ashtu. Kriza e vitit 1992 vërtetoi se sistemi ekzistues ishte jostabil. Mos ecja përpara drejt euros do ta çonte Evropën drejt një krize edhe më përçarëse. Prandaj dhe liderët evropianë i ndërmorën këta hapat ambiciozë. Mos vazhdimi tani me rikapitalizimin e bankave dhe me blerjen e bondeve qeveritare do të çojë drejt një katastrofe të ngjashme. Evropa kështu e gjen veten në një lidhje familjare. E vetmja mënyrë për të dalë prej saj është ta përshpejtoj procesin e ndërtimit të institucioneve dukshëm. Kjo gjë nuk është e lehtë të bëhet. Por katastrofa nuk pret.
Barry Eichengreen është profesor i ekonomisë dhe i shkencave politike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe një ish-këshilltar i lartë politik në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Marrë nga “Project Syndicate”