Talenti i ri shqiptar, i cili u transferua nga City te United në janar, ka arritur të luajë në ekipin e parë në ndeshjet përgatitore, duke shfaqur paraqitje kolosale në debutimin e tij ndaj Amazulut para 50 mijë shikuesve në Durban të Afrikës së Jugut.
“Ndihem mirë. Kishte shumë shikues dhe luajta për herë të parë me ekipin e parë dhe ndihem shumë i lumtur. Është shumë më ndryshe në ekipin e parë. Shpresoj të luaj edhe në ndeshjet e Ligës Premier”, ka theksuar Veseli.





