Sulmuesi meksikan ishte i huazuar te klubi spanjoll në sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe duke bërë shtatë asistime në 35 paraqitje në La Liga.
23-vjeçari iu bashkua Arsenalit në vitin 2005, ndërsa ka qenë i huazuar edhe te Salamanca, Osasuna dhe West Brom, duke qenë se nuk mund të zinte vend në ekipin e parë të Topçinjve.