Sulmuesi italian iu bashkua Mbretërve në vitin 2006 nga Roma, mirëpo ai nuk e transferoi me vete edhe formën e mirë që kaloi te Giallorossët. Kjo bëri që Los Blancos ta mbanin vetëm një sezon.
“Cassano nuk u përgjigj me profesionalizëm ndaj sfidës që paraqiste loja për Real Madridin”.
“Në këtë klub, konkurrenca është aq e madhe saqë të jepet mundësia ta tregosh veten vetëm për një sezon. Në sezonin e dytë është shumë vonë për gjithçka, sepse ata ta japin ‘pasaportën’”, ka thënë Valdano në një intervistë për Marca.