Ky është momenti kur një vogëlushe shtatë vjeçare në SHBA bie nga kati i tretë, por shpëtohet për mrekulli nga një fqinj i saj.
Keyla McCree kishte dalë në dritare dhe po kërcente dhe këndonte në majë të një kondicioneri.
Shoferi i autobusit, Steve St Bernard, 52 vjeç, po e priste poshtë me krahët hapur kur ajo ra.
“Thjesht po lutesha që ta kapja,” thotë Berndard për mediat. “Isha mu poshtë saj”.
Vajza autike po kërcente dhe këndonte, duke habitur kalimtarët.
“Dëgjova disa thirrje dhe vrapova. Ishin disa njerëz që thoshin ‘vajza e vogël’, ‘vajza e vogël’. Shkova aty poshtë dhe u sigurova që do e kap. Nuk jam një hero,” tha ai.
Të dy u shoqëruan në spital për trajtime të lehta. Policia po heton nëse për vajzën ka pasur kujdesin e duhur.





