UEFA ka zbuluar se planifikon që të krijojë një Ligë të Kampionëve të moshave U19, që do të jenë përfaqësues të klubeve seniore që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve. Gara do të sfidojë NextGen Series, që ishte themeluar në vitin 2011 dhe ka një limit prej 18 vitesh ekzistimi.
Secili prej 32 klubeve që kualifikohet në Ligën e Kampionëve do të ketë të drejtën që të dërgojë klubin e vet U19 dhe ky dimension i ri nuk do të pasqyrojë nivelin e seniorëve, pasi ndeshjet e eliminimit direkt do të jenë me një ndeshje dhe gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në terren neutral.