TI MOS MË MERR, O ZOT!

Vehbi Skënderi (1929-2011)



















Piqet në degë fruti. Këputet. Dheu e katit!
Vdekje, toke me mua! Bëjmë tok paqe. Mos më kosit!
Një ëndërr kam, o njerëz e një dëshirë. Një lutje sot e mot:
Pa e parë Kosovën të lirë,
Ti mos më merr, o Zot! Ti mos më merr, o Zot!
E di! Qirinjtë e ditëve përditë erërat na i fikin.
E di! S’bën dot shaka njeriu me lumin e me kohën.
Më ikën shumë shokë! Ndoshta edhe të tjerë do të ikin…
Po unë një hap nuk luaj! Unë nuk vdes! Nuk vdes!
Pa e parë Kosovën!
Pa i këputur Kosova zinxhirët.

Strugë, Rest. “Avona”, 27 dhjetor 1995