Terry ishte akuzuar për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand, por ky i fundit nuk ka arritur të vërtetojë se Terry fjalët i ka thënë në formë ofendimi.
Me rastin tashmë të mbyllur, Terry e fillon sezonin e ri plotësisht i qetë, si kampion i Evropës dhe si futbollist që nuk do të bart mbi vete peshën e një lojtari që bën fyerje raciste.





