Maik Barthel ka konfirmuar se klienti i tij ka marrë oferta nga disa top-klube nga Liga Premier, por i ka këshilluar që të ofrojnë më shumë nëse duan ta transferojnë polakun.
“Jozyrtarisht ka oferta nga top-klubet angleze. Ne e respektojmë situatën e kontratës në Dortmund dhe nuk duam të bëhemi pjesë e spekulimeve”.
“Një shumë transferimi prej 13 milionë funtesh nuk është e përshtatshme”, ka thënë agjenti për Goal.com.