TË GJITHA JANË NË TY

Xhan Jyxhel


Can Yücel




Ti peshon aq sa të tërheq toka.
Je i lehtë aq sa i rreh krahët,
i gjallë për aq sa të rreh zemra,
i ri aq sa të shohin sytë larg,
je i mirë aq sa i do të tjerët
dhe i keq aq sa i urren ata.
S'ka rëndësi ç 'ngjyrë kanë sytë e tu,
ata janë në ngjyrën që e shohin të gjithë.

Mos i merr për fitore gjërat që jetove.
Je pranë fundit për aq sa ke përjetuar.

Sado që të rrosh,
jeta zgjat aq sa ke dashuruar.
Je i lumtur aq sa mund të qeshësh.
Mos u ngrys, dije mirë se do qeshësh aq sa ke qarë.
Kurrë mos mendo se gjithçka mbaroi,
do të të duan aq sa i ke dashur.
Rëndësia që të dha natyra është në lindjen e diellit.
Je njeri aq sa i çmon ata që ke përballë.

Nëse një ditë do të gënjesh,
lëre tjetrin të të bindet për aq sa të beson.
Malli për të dashurën banon në dritën e hënës.
Je pranë të dashurës sate, aq sa përmallohesh për të....
Mos harro: je i lagur aq sa ka rënë shi
e i nxehtë për aq sa dielli denjon të të ngrohë.
Je aq vetëm sa ndjehesh i vetmuar,
i fortë aq sa ndjehesh i pathyeshëm,
je i hijshëm për aq sa ndjehesh i atillë.

Ja, kjo është jeta!
Ja ç’do të thotë të jetosh!
Ti do të rrosh përsa nuk e shqet këtë nga mendja.
Nëse e harron këtë, do të kesh ftohtë në secilën frymëmarrje
dhe do të të harrojnë aq shpejt sa ç’i harron ti të tjerët,
sepse lulja është e bukur përderisa e ujisim,
Zogjtë janë të këndshëm përsa kohë këndojnë
Fëmijët janë foshnja përsa kohë qajnë.
Ti i di gjërat aq sa i ke mesuar, dije edhe këtë:
do të të duan, aq sa i do dhe vetë.



Përktheu nga turqishtja: Vjollcë Berisha