Që nga largimi i Jose Mourinhos, zikaltrit kanë ndërruar disa trajnerë, ndërsa mesfushori holandez konsideron se më në fund e kanë gjetur të duhurin.
“Stramaccioni është opsioni më i mirë për Interin pas Mourinhos”.
“Klubi po ndërton një të ardhme të re, ndërsa Stramaccioni është trajneri ideal për Interin në këtë periudhë. Ai ka plane të mëdha me skuadrën”, u ka thënë Sneijder gazetarëve.