FIGC ka konfirmuar se 44 lojtarë dhe 13 klube janë prekur nga hetimet për manipulime të ndeshjeve, ndërsa Bonucci është lart në listë, me një suspendim që pritet ta marrë deri në tri vite.
Pos tjerash, edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte, mund të suspendohet deri në gjashtë muaj nga futbolli për shkak se ka refuzuar të raportojë manipulimin e ndeshjeve nga lojtarët e tij sa ishte trajner i Sienës.
Vendimi definitiv mbi të dyshuarit për skandalin e basteve pritet të merret më 10 gusht, kur gjykata e Kremonës do të japë verdiktin e shumëpritur nga rivalët Interi dhe Milani, të cilët mezi presin një dëmtim të Juventusit në top formë.





