Sindromi West

Është term që përdoret për të përshkruar një formë të veçantë të epilepsisë të
infantëve dhe fëmijëve të vegjël. 

Epilepsia është e përbërë nga triada: spazma infantile, retardim psikomotor dhe hipsaritmi. 

Spazmat infantile janë kontraksione fleksore të papritura, të shkurta dhe shpesh bilaterale dhe simetrike të qafës, trungut dhe ekstremiteteve. 

Retardimi psikomotor mund të shfaqet me çrregullime kognitive, hipotoni të gjeneralizuar, mikrocefali, paralizë, ataksi, vërbim apo shurdhim.
 
Sindromi i Westit takohet në 30% të rasteve te skleroza tuberoze, takohet te malformacionet kongjenitale, traumat dhe hipoksia, si dhe te çrregullimet
metabolike, ku vërehet një rritje e dukshme e hormonit CRH (Corticotropinreleasing
Hormone).
 

Në EEG vërehen amplituda të larta me valë të ngadalshme me shkarkime
multifokale. 50% të rasteve shërohen me kalimin e moshës, zakonisht deri në
moshën 4-5 vjeçare, të tjerët kalojnë në sindromën Lennox-Gastaut. 

Sulmet dhe EEG abnormale mund të përgjigjën mirë në terapi me hormonin adenokortikotrop (ACTH), kortikostreroide ose benzodiazepine, sidomos Clonazepam.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm, shqip,eshte, quajme, kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane, te dhena per,  Neurologji, mjekesi, neurologjia, neurologji sindromet, sindromet ne neurologji,sindromi west,sindromi vest,west sindromi, west,westi

Related Posts: