Sindroma Cerebellare

Sëmundjet cerebellare shpiejnë në pengesa të koordinimit, simptom i të cilave
është ataxia.

 Mund të bëhet fjalë për ataxi të ekstremiteteve me lëvizje dismetrike dhe hipermetrike si dhe dysdiadochokinezia ose një ataxi e hecjës, të qëndrimit në këmbë ose të trungut. 

Ataxike quhen lëvizjet që kanë përmasa të gabuara pra lëvizjet nuk mund të kryhen siç planifikohen (Dysmetri), vjen deri te lëvizjet e tejkaluara (Hypermetri). 

Lëvizjet që alterojnë shpejtë nuk janë të mundshme (Dys- ose Adiadochokineza) si luajtja e pianos. 

Në qofte se një muskul aktivizohet kundër një rezistence dhe nëse rezistenca largohet
papritmas, atëherë vjen deri te inervimi i vonuar i antagonistit, i cili do të duhej të frenonte lëvizjën (Rebound-Fenomeni pozitiv). 

Shpesh këto fenomenene përcjellen me hipotoni muskulare. 

Simptomet unilaterale shfaqen ipsilateralisht ka ana e lezionit. 

Tek lezioni i vermisit vjen deri te ataxia e trungut me pasiguri gjatë uljës dhe qëndrimit në këmbë. 

Ataxia në këmbë tregohet mirë me testin e Romberg-ut, ku pacienti rrin me sy mbyllur në një vend dhe zgjatë duart përpara. 

Nëse fillon të ecë pacienti, ai nuk është në gjendje të hec drejtë. 

Në testin Unterberger pacientit i thuhet me sy mbyllur të shkelë me forcë, dhe tek pacientët me sëmundje cerebellare vjen deri te një devijim nga ana e lezionit. 

Simptome tjera cerebellare janë disartria me pauzenë vende të gabuara (të folurit e skaduar), tremori intensional dhe shkrimi me hov të madh (makrografia). 

Nystagmusi mund të jetë në drejtim të shikimit, vertikal poshtë ose lartë (Down-beat- ose Up-beat-nystagmus) ose në formë luhatje, ku njëri sy shikon lartë, tjetri poshtë dhe kështu ndërrohen (See-sawnystagmus).

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm, shqip,eshte, quajme, kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane, te dhena per,  Neurologji, mjekesi, neurologjia, neurologji sindromet, sindromet ne neurologji,shenjat,simptomat,karakteristikat, manifestimet,lezionet,demtimet,lendimet sindroma cerebellare,sindroma e cerebellumit,sindromat ne cerebellum,

Related Posts: