Braziliani ishte pranë kalimit te Paris Saint-Germain në muajin e kaluar, mirëpo presidenti Silvio Berlusconi vendosi ta mbante atë në San Siro.
Pas dështimit të transferimit, agjenti i lojtarit reagoi duke kërkuar përmirësimin dhe zgjatjen e kontratës së klientit të tij.
Tani, qendërmbrojtësi u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke shtuar edhe një vit në kontratën e tij të mëparshme, që do të thotë se do të qëndrojë te Rossonerët deri në vitin 2017.





