Ish-lojtari i Milanit u transferua te Paris Saint-Germain këtë verë, dhe do të shoqërohet në kryeqytetin francez edhe nga ish-sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi. Por Thiago Silva mbetet i bindur se futbolli italian vazhdon të jetë në mesin e ligave më të mira në botë.
“Serie A nuk është një ligë e dobët përnjëherë. Futbolli italian mbetet një produkt shumë i suksesshëm, që ka inspiruar njerëzit në gjithë botën”, ka thënë Silva për Gazzetta dello Sport.





