Si shfaqet
Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhimbja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se kemi një peshë mbi shpatulla. Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës. Qafa është e ngrirë dhe shkakton shumë dhimbje në qoftë se përkulet para apo pas. Dhimbja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa lëvizje. Zakonisht ndodh pas një kontraktimi apo një nervozizmi. Si pasojë e kësaj merren dhe dhimbjet e kokës, probleme në shikim, zhurmë në dëgjim dhe nevralgji të vazhdueshme.
Shkaktarët më të shpeshtë
Motivet nga të cilat shkaktohet dhimbje në qafë mund të grupohen në katër kategori. Kontraktimet muskulore për shkak të stresit, pozicioneve të këqija apo tensioneve emocionale. Kjo është dhe arsyeja më e shpeshtë e dhimbjeve të qafës. Dhe pse shkaku mund të duket i rëndomtë, bllokimi muskulor mund të çojë dhe në një palëvizshmëri totale të përkohshme. Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t’i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo. Në këtë mënyrë muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjëherë dhe ngrijnë dhe kështu dhimbjes së shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve. Dhimbje të shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje të ndryshme.
Parandalimi
Në qoftë se jemi të kujdesshëm dhe kujtohemi gjatë ditës tonë për gjëra të vogla që kanë lidhje me pozicionet e qafës, mund të shmangim një pjesë të mirë të dhimbjeve të shkaktuara pikërisht nga ky shkak. Të mbajmë një qëndrim korrekt. Shprehja e vjetër “shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë” është akoma në fuqi. Zgjedhja e karriges së përshtatshme. Karrigia e atij që kalon shumë kohë ulur duhet të jetë e tipit që të rregullojë gjatësinë. Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme dhe kurrizi të jetë i mbështetur në karrige. Të mbahet mirë telefoni. Duhet të shmanget ideja për të bërë një punë tjetër në kohën që Të bësh ushtrime të vogla të përditshme. Bëhet fjalë për lëvizje të kujdesshme të qafës në çdo moment të ditës që të ndodheni dhe sa më shpesh që të mundeni për të shmangur ngrirjen e muskujve.
Si ta përballosh dhimbjet e qafës
Ndërhyrjet e mëposhtme janë të dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo një mpirje e tyre.
Me hidroterapi
Kur qafa ka inflamacion, bëni një kompresë me akull për dhjetë minuta. Në qoftë se nuk keni akull, atëherë merrni ndonjë ushqim të ngrirë, mbështilleni me një copë dhe përdoreni si kompresë. Në këtë kohë përgatisni dhe një çantë uji me ujë të nxehtë, mbështilleni me një peshqir dhe aplikojeni në të njëjtin vend ku vutë akullin, menjëherë pasi ta keni hequr atë dhe mbajeni për dhjetë minuta.
Me anë të akupunkturës
Akupunktura është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja e artrozës.
Me anë të masazhit
Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë, qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm, për shkak të artrozës, për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.
Me aromaterapi
Për të shtuar efikasitetin e masazhit, mund të përdoret një vaj i përftuar në këtë mënyrë: Në 50 ml vaj mandarinash të ëmbla hidh 20-30 pika livando ose kamomili. Të njëjtat vajra, por me masë 2-5 pika mund të hidhen dhe në vaskën e banjës.
Si të shmangni dhimbjet e qafës para kompjuterit
Jeni ulur përpara kompjuterit dhe po mundoheni të përfundoni një projekt të rëndësishëm. Por ja që koka po jo dhemb dhe nuk po arrini të përqendroheni. Dhimbja po ju kalon nga qafa tek shpatullat. Në vetvete po ndjeni një pakënaqësi. Ah, sikur të isha shtrirë dhe të më shtypte dikush shpatullat. Nëse këto që thamë tek ju zgjasin mbi dy ditë ose përsëriten shpesh kjo tregon që keni probleme me qafën dhe se duhet të konsultoheni me një mjek specialist të rehabilitimit fizik.
Shkaktarët
Por cili problem mund të jetë shkaktar për dhimbjet e qafës dhe të shpinës. Shkaqet e dhimbjeve të qafës janë disa p.sh traumat, problemet emocionale, lëvizjet dhe pozicioni i gabuar, problemet me kockat, dobësia e muskujve të qafës. Mundësia më e shpeshtë është tendosja e tepërt e muskujve të qafës dhe drejtimit të boshtit.
Simptomat
Këto probleme shoqërohen me një sërë shenjash të para. Kur qafa tendoset dy nga damarët kryesor që ushqejnë trurin (a.vertebralis) tërhiqen duke mos dërguar oksigjenin e nevojshëm në tru gjë që sjell dhimbje koke, të vjella, humbje përqendrimi, humbje kujtese, marrje mendsh.
Diagnostikimi
Më e mira në këto raste është një vizitë tek mjeku dhe rezonanca magnetike nëse mjeku qe ju viziton ua kërkon. Nëse është në hapat e para mjaftojnë përdorimi i një ilaçe relaksues të muskujve, aplikimi i ngrohtësisë, pushimi në një vend të qetë dhe pa dritë. Nëse problemi ka përparuar dhe ka prekur edhe dorën mund të ketë nevojë për rehabilitim fizik (ushtrime). Nëse bashkë me këtë ndodhet edhe ndonjë hernie diskale atëherë edhe operacion mund të duhet.
Nëse nuk kurohet çfarë ndodh?
Nëse këto probleme nuk kurohen mund të përparojnë aq sa edhe me qetësues nuk mund t’i pengosh dhimbjet. Gjithashtu rrit mundësinë e një hernieje ku personi fillon të ndjej lodhje në krah dhe mpirje po të krahut. Mund të ndikojë në ecje dhe ekuilibër.
Ç’duhet bërë për ta parandaluar?
Mos dilni jashtë me kokë të lagur, mos u zgjasni lart për të marrtë diçka, mos ngrini pesha dhe mos mbani me njërën dorë pesha të rënda. Pas largimit të dhimbjeve mund t’ju duhet të bëni ushtrime për forcimin e muskujve.





