Si të hiqni kilet e tepërta dhe të keni një trup të shëndetshëm

Trup i shëndetshëm. Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë, “është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbipeshë dhe i shëndoshë. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.


1. Pini sasinë e nevojshme të ujit

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe brylet. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

2. Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

3. Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

4. Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

5. Not, patina, ski

Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.
—–
5 fakte të çuditshme rreth gjumit
Sigurisht që gjumi përmbush nevojat e organizmit për relaks dhe rifurnizim me energji, duke mbajtur shëndetin tuaj dhe mendor në gjendjen e duhur. Por e gjitha kjo ndodh pasi drita fiket dhe sytë tuaj mbyllen. Gjumi ndikon në memorien, zemrën, si dhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte të çuditshme rreth gjumit.

1. Memoria bëhet e ndryshueshme

Pas një pushimi të caktuar truri relaksohet. Memoria afatgjatë formohet kryesisht gjatë gjumit kur truri rindërton disa eksperienca të jetuara. Por si arrijmë ne ti kujtojmë këto eksperienca? Nga një studim i realizuar nga University of Lubeck në Gjermani u tregua se gjumi jo vetëm që forcon dhe rrit kapacitetin e memories, por regjistron edhe eksperiencat e jetuara nga individi. Nëqoftëse dy nxënës do të mësonin një listë me fjalë dhe njëri prej tyre do lihej të flinte kurse tjetri jo, kur ata t’i pyesnim për listën do të vëreheshin ndryshimet. Nxënësi që nuk kishte fjetur gjumë nuk do të ishte i aftë të riprodhonte listën në memorien e tij. Ndërsa studenti që kishte fjetur do të bënte një renditje të saj.

2. Gjumi përmirëson rrahjet e zemrës

Një natë e mirë do të thotë gjumë i qetë. Dhe dihet se gjumi është thelbësor për një zemër të shëndetshme. Mungesa e gjumit mund të shfaqë probleme serioze për shëndetin duke ndikuar në shfaqjen e hipertensionit dhe rritjen e presionit të gjakut. Sigurisht që bashkë me to shtohet edhe rreziku për të shkaktuar atak kardiak. Vetëm gjumi i rregullt mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin e këtyre organeve dhe shmangien e sëmundjeve.

3. Dremisni dhe buzëqeshni

Kur ju lëkundeni gjatë gjumit apo ktheheni nga njëri krah në tjetrin buzëqeshni. Në Journal of Periodontology studimet kanë treguar së gjumi sjell efekte të dobishme për dhëmbët tuaja. Kështu një gjumë i shëndetshëm gjatë natës ju fal një buzëqeshje rrezëllitëse gjatë ditës. Por këtu theksohet efekti negativ i shkaktuar nga pirja e duhanit. Kërkimet kanë treguar se sasia e pakët e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe këto ndikojnë keq edhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj.

4. Gjumi ndikon në ritmin e jetës suaj

Nëse ju e gjeni vetën tuaj zgjuar dhe energjik në orë të vona të natës, dhe vuani nga pagjumësia do të thotë se keni një mutacion gjenetik. Kombinimet gjenetike mund të shpjegojnë pse disa njerëz preferojnë jetën e natës. Kështu në varësi të orarit tuaj të gjumit ju përcaktoni edhe ritmin e ditës në vazhdim. Nëse çoheni rreth orës gjashtë ose shtatë të mëngjesit do të jeni më optimistë dhe aspak të përgjumur.

5. T’ia dalësh edhe me pak orë gjumë

Disa njerëz mund të kalojnë një ditë normale edhe me pak orë gjumë. Por për disa të tjerë ky mund të jetë një problem i vërtetë ku nevojat për energji dhe çlodhje do të jenë të pamposhtura. Nëse ju jeni akoma të përgjumur edhe shumë kohë pasi jeni çuar nga gjumi kjo ka të bëjë me përbërjen tuaj gjenetike e cila i ka të caktuara orët e nevojshme të gjumit. Jo të gjithë mund të kënaqemi dhe relaksohemi me të njëjtat orë gjumë. Dozat e gjumit janë të ndryshme për persona të ndryshëm.