Shpend

1. Kafshë kurrizore me trup të mbuluar me pendë e me pupla, me dy krahë, me dy këmbë e me sqep, që bën vezë dhe që në përgjithësi mund të fluturojë; klasa e këtyre kafshëve. Shpendët shtëpiakë. Shpendët e egër. Shpendë shtegtarë (të përhershëm, endacakë). Shpendë ujës (uji). Shpend i balsamosur. Shpend deti. Shpend gjahu. Mish shpendësh. Plehu i shpendëve. Shtimi i shpendëve. Rritësit e shpendëve. Thertore
shpendësh. Sëmundjet e shpendëve.
 
2. krahin. Kafshë a zogj që jetojnë në natyrë në gjendje të egër. Shpendë gëzofi kafshë si dhelpra, kunadhja e lepuri. Shpendë puplash zogj si pata, rosa, thëllëza, shaptorja etj.
 
3. euf. Ujk; kafshë grabitqare. Ia hëngri shpendi dhinë. Ruanin natën mos vinte shpendi.
 
* Ha qen e shpend shih te QEN,~I. Kolera e shpendëve veter. shih te KOLER/Ë,~A.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,shpend,shpendi,shpendet


Related Posts: