Mbrojtës prej një jetë të tërë i të drejtave të homoseksualëve, 72-vjeçari i kishte shprehur prirjet e tij homoseksuale qysh në vitet’ 80 dhe shënon tashmë një rekord për vendin e tij, duke qenë se është i pari anëtar i senatit amerikan që arrin të legalizohet në një martesë gay.
Ceremonia e martesës u zhvillua në Boston dhe u celebrua nga guvernatori i Masaçusets, Deval Patrick. Të ftuarit ishin me qindra, pjesa më e madhe e të cilëve, kolegë parlamentarë me Frank. Në dasmë u vlerësua shumë kontributi i senatorit amerikan në luftën kundër diskriminimit seksual në SHBA dhe respektimin e të drejtave të njeriut.





