Sferocitoza e trashëguar

Mungesa apondërtimi jo i rregullt i spektrinës (e cila në membranë i përbënë 20 - 25% të proteinave të gjithëmbarshme të membranës) dhe zvogëlimi i përmbajtjes së lipideve në membranë, janë çrregullime molekulare parësore në sferocitozën e trashëguar.

 Qelizat e tilla janë më të përshkueshme për Na+, e kjo shkakton ngritje kompenzatore të metabolizmit të glikozës, për t’u siguruar sasia e mjaftueshme e ATP-së për përmirësimin e pabaraspeshës së krijuar elektrolite. 

Qelizat janë sferike dhe kanë raport më të vogël mes sipërfaqës dhe vëllimit, gjë që i bënë më joelastike në kërkesat e mëdha mekanike në filtrimin nëpër shpretkë. 

Sferocitet qëndrojnë më gjatë në labirintin rrjetor të pulpës së kuqe, ku pranë mungesës relative të glikozës, zë fill mungesa energjetike, gjë që e keqëson metabolizmin e joneve.
 
Zvogëlohet lëvizshmëria funksionale (plasticiteti) i qelizave dhe ato bëhen pronë e fagocitozës makrofage.

 Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,kuptojme me fjalen,termi,paraqet,kuptimi,paraqesin sferocitoza e trashëguar,sferocitet e trasheguara,sferocitozat e trasheguara,