Home »
» Salih Kabashi : Nën Gurra të Bardha me zonjat nga Arabia
Dje pasdite në shtigjet e restaurantit të peshqve në Istog, takova mysafirë të rrallë.
Hapësirat e gjelbëruara e të ujësuara nën Gurrat e Bardha e nën gjarpërimin e burimit mijëravjeçarë po i vizitonin dhe frekuentonin gra e vajza nga Arabia Saudite…
Koloriti aq i begatshëm i veshjeve, hareja e pamjeve, drita e shikimeve të tyre, mbi të gjitha pozitivizmi që përhapnin, mi ndalën hapat. Iu kërkova dhe vetëm pas pak çastesh bëmë foton e përbashkët të dëshiruar.
Fotoja u bë, ndërruam disa fjalë, shumë elhamdulilah…
Tash unë po ua dërgoj juve, mikeshave dhe miqve të mi si një selam nga zemra.