‘Roma mund ta fitojë Scudetton’

Mesfushori ofensiv i Romës, Erik Lamela, beson se skuadra e tij mund të sfidojë për titullin e Serie A në sezonin e ri.

Argjentinasi ka pranuar se Juventusi vazhdon të mbetet favorit, por ka paralajmëruar se Giallorossët mund të befasojnë në fushatën 2012/2013.

“Objektivi për të fituar Scudetton është i vështirë, por jo i pamundur”.

“Në letra, vetëm Juventusi është më i fortë. Ne nuk duhet t’i kufizojmë ambiciet tona. Duhet të luftojmë për vendin e parë”, ka deklaruar Lamela për Il Corriere dello Sport.