Agim Vinca
![]() |
Agim Vinca |
A do të ketë, më në fund, Universiteti i Prishtinës një rektor normal?
Universiteti i Prishtinës pas luftës nuk ka pasur fat me rektorët. Në krye të institucionit deri vonë të vetëm publik të arsimit të lartë në Kosovë, Universitetit të Prishtinës, kanë qenë njerëz pa kapital shkencor, pa kredibilitet moral dhe pa përgjegjësinë e duhur profesionale. Për më keq, postin e njeriut të parë të këtij institucioni e kanë ushtruar, siç dihet, edhe individë të cilët gjatë mandatit të tyre kanë bërë veprime, që s’përkojnë me normat elementare të sjelljes njerëzore!
Nuk dua t’i përmend me emër njerëzit që kanë qenë në krye të Universitetit të Prishtinës nga viti 1999 e këndej, kush një e kush dy mandate, jo vetëm sepse “Nomina sunt odiosa”, siç thoshin latinët e lashtë, por për shkakun e thjeshtë se ata dihen nga të gjithë, ashtu siç dihet fare mirë, pothuajse nga të gjithë, edhe mënyra se si erdhën në krye të këtij institucioni: me verdikt politik.
Zgjedhja e njeriut të parë të universiteteve publike kudo në botë është pak a shumë edhe çështje politike, por tek ne, në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë, zgjedhja e rektorit është bërë çështje gati thjesht politike. Në disa raste, madje, ajo është politizuar tej mase, duke rënë në nivele banale.
Mjafton të kujtojmë zgjedhjen e rektorit të fundit para tre vjetësh, që mund të quhet lirisht një akt i turpshëm.
Dy njerëz të fuqishëm të skenës politike kosovare, njëri ish-ministër i Arsimit, kurse tjetri ish-kryeministër, nuk arritën të merreshin vesh për kandidatin e përbashkët, për të mos thënë se u grindën midis tyre. Njëri mbështeste një kandidat a kandidate, kurse tjetri një tjetër, varësisht nga raportet që kishin me ta dhe nga ndikimi që donin të ushtronin nëpërmjet tyre në këtë institucion të rëndësishëm. Kur pa se vartësit e tij, përgjegjës direkt a indirektë për këtë sektor, nuk po gjenin gjuhë të përbashkët, shefi i tyre, Kryeministri, u përcaktua për një kandidat të tretë, një profesor në prag të pensionit, i afërt me partinë në pushtet, i cili, në kohën kur këtu, në Prishtinë, bëhej beteja e madhe për mbijetesë, veçmas në Universitet, në vitet nëntëdhjetë, pat ikur në Perëndim dhe atje qe përfshirë në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit, si këshilltar i tij. Dhe kështu, kandidati para pensionit, që kishte konkurruar për postin e rektorit me një program prej një faqeje e gjysmë, u bë, me “sms”, rektor i Universitetit! Të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, me ndonjë përjashtim, votuan për të. Jo sepse ishin të bindur se ai meritonte, por ngaqë kështu u qe diktuar nga lart.
Nuk dua të bëj këtu biografinë e rektorëve të pasluftës të UP-së. Ky s’është qëllimi i këtij shkrimi. Autori i tij ka për qëllim ta ngrejë publikisht çështjen e zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, tani që gara ka filluar dhe duke e ngritur publikisht atë t’u bëjë thirrje organeve vendimmarrëse që t’i qasen më seriozisht këtij problemi. Të respektojnë së paku një minimum kriteri e procedure dhe të bëjnë, mundësisht, zgjedhjen më të mirë nga kandidatët që janë paraqitur në konkurs.
Por, meqë i hymë kësaj pune, nuk mund të mos përmendim disa nga pikanteritë e njerëzve që qëndruan në krye të UP-së në dhjetë-dymbëdhjetë vitet e kaluara.
I pari, një kuadër i vjetër, dikur anëtar i LDK-së, pastaj i afërt me PDK-në dhe me “komandantët” e luftës, me e pa thonjëza, do të mbahet mend për vendimin e marrë shpejt e shpejt, pra kuturu, pa kurrfarë konsultimesh e analizash paraprake, që Kosova të fillonte me aplikimin e Konventës së Bolonjës në sistemin e lartë arsimor më përpara se vendet e tjera të Ballkanit dhe, madje, edhe se shumë vende të Evropës, përfshirë edhe disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Argumenti kryesor pse duhej të veprohej kështu ishte insistimi i njeriut të quajtur Michael Daxner, fillimisht administrator ndërkombëtar i UP-së, pastaj bashkëdrejtues i Departamentit të Arsimit dhe të Shkencës, i cili, sado i harruar tashmë nga të gjithë, ka ngelur në kujtesë si njeri që me veprimet e tij i shkaktoi shumë dëme sistemit arsimor në Kosovë.
Inferior në çdo pikëpamje dhe sidomos në planin profesional, rektori i atëhershëm i UP-së miratonte pa kurrfarë rezistence çdo ide e propozim të funksionarit arsimor të UNMIK-ut, gjë që e bënte, madje, me mburrje, aq sa edhe sot rrëfehet si anekdotë hapja e një mbledhjeje nga ana e tij me fjalët: “Sapo u ndava nga z. Daksner. Pimë edhe nga një uiski bashkë”.
Njeriu që erdhi pas të parit në postin e rektorit, shumë më i ri në moshë dhe i shkolluar jashtë, sado në Turqi, instaloi një sjellje akoma më brutale dhe më autarkike se i pari. I mbështetur fuqimisht nga një parti politike e krahut të luftës, por, çuditërisht, edhe nga rivalja e saj, ky person e shndërroi Universitetin në një feud të vetin, ku ai bënte si donte vetë, duke vrarë e kthjellë, si të ishte një Zeus i ri i tipit Hugo Chavez. Në kohën e tij iu hapën dyert njerëzve të politikës për të bërë masterë e doktorata fët e fët, se çel e mëshel sytë, sado që, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ky e ngriti çështjen e plagjiatëve në Universitet, por duke lansuar teorinë e tij “origjinale” të plagjiatëve me përqindje! (Kështu, për shembull, sipas tij, punimi i kopjuar, ta zëmë, mbi 50 a 70 për qind, nuk më kujtohet saktësisht sa, quhet plagjiat, por më pak se kaq jo!). Veprimi më pikant i këtij njeriu, nga ato të bëra publike, është pa dyshim dërgimi i mesazheve kërcënuese një kolegu të tij mësimdhënës, të shkruara me gjuhën e rrugës, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, gjuhë e padenjë jo vetëm për njeriun e parë të Universitetit, por edhe për mësuesin më të thjeshtë të katundit.
Dhe, për çudi, në vend që të ndëshkohej për sjelljen e tij, ai u zgjodh në një post edhe më të lartë, në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tek gjendet edhe sot.
Pas autorit të mesazheve (sms-ve) skandaloze, të denja për stilin e markiz De Sade-it, në krye të Universitetit të Prishtinës, do të vijë, krejt rastësisht, siç pamë më lart, një rektor populist, sjellja dhe diskursi i të cilit, ndryshe nga ai i pararendësit të tij “modern”, ka ngjyrim të fortë rural, folklorik.
Ky rektor, profesor me përvojë dhe i orientuar kryesisht drejt në të kaluarën në pikëpamje kombëtare, në kohën e përplasjeve të mëdha me regjimin serb dhe të instalimit të masave të dhunshme në Universitet, bëri, ndoshta mu për këtë, edhe më shumë gafa se paraardhësit e tij.
Një nga veprimet e para që ndërmori rektori i porsazgjedhur me të marrë detyrën e tij të re e me përgjegjësi, qe vizita “historike” në Universitetin e Tetovës (USHT), me pretekstin e vënies së bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe në emër të kinse ndihmës që i duhej ofruar USHT-së nga “vëllai i madh”. Nga kjo vizitë, në të cilën rektori ynë kombëtarist shoqërohej nga njëri nga sejmenët e tij më besnikë, “prorektori për marrëdhënie me botën e jashtme”, pas një dreke pitoreske te burimi i lumit Vardar, në prani edhe të kryetarit të partisë shqiptare në pushtet, BDI, rezultoi angazhimi i rektorit dhe i bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në USHT. Kinse për të mbajtur mësim. Kurse si kundërshpërblim rektori ynë kavalier do t’i japë rrogë mujore prej një mijë eurosh për çdo muaj prorektorit për çështje mësimore të Universitetit të Tetovës (kushëri i Ali Ahmetit, alias Abazit), i cili si prorektor që ishte gjatë tërë javës qëndronte në Tetovë, kurse vetëm uikendeve vinte në Prishtinë, për t’u çmallur me familjen dhe posaçërisht me miqtë e tij të sahanit në lokalet ekskluzive të kryeqytetit tonë bujar. Edhe pse në Tetovë rroga e tij, siç pat shkruar shtypi shqip në Maqedoni, arrinte në mbi një mijë e pesë-gjashtëqind euro, ai vazhdonte të merrte rrogën e plotë të profesorit në Fakultetin Filologjik të Prishtinës (rrogë, jo honorar!), ashtu siç vazhdon ta marrë edhe tani që është shkarkuar nga posti i mëparshëm dhe është kthyer në strehën e vjetër.
Kam shkruar për këtë rast këtu e dy-tre vjet më parë (në nëntor të vitit 2009), por më kot. Askush s’ndërmori asgjë. Dhe, e gjitha bëhej me lejen dhe dijen e rektorit tonë “patriot”, në emër të ndihmës “vëllait të vogël” USHT! Gojëkëqijtë thonë se kjo gjë nuk ndodhte vetëm për shkak të patriotizmit (nën strehën e të cilit, siç thotë shkrimtari i shquar anglez, Samuel Johnson, jo rrallë strehohen horrat!), por edhe për shkak se rektori ynë, si kompensim, merrte rrogë në Tetovë. (Ndryshe nga e dhëna e mëparshme për rrogën e tashmë ish-prorektorit të USHT-së në Prishtinë, që është qind për qind e saktë, punën e “rrogës fiktive” të rektorit tonë në Universitetin e Tetovës nuk kam pasur mundësi ta verifikoj).
Le të hulumtojnë ata që e kanë për detyrë të merren me keqpërdorimet e tilla në institucionet tona, ku ka shumë punë për organet e kontrollit shoqëror, si quheshin dikur, apo të auditimit gjeneral, si quhen sot.
Gjatë mandatit të rektorit populist në UP vazhdoi, sikurse edhe më parë, praktika e dhënies së titullit “Doktor Nderi” ose “Doctor Honoris Causa”, si u pëlqen të thonë dinjitarëve tanë të veshur me togën mesjetare, sado që latinishtes s’ia thonë fare, aq sa mund të thuhet se shpallja e doktorëve të nderit, me e pa kriter, në Universitetin tonë, është shndërruar në mani dhe ka arritur një rekord të paparë.
Më shumë se për sigurimin e kushteve për punë punonjësve të vet, studiues, profesorë e shkencëtarë ose për sjelljen e studiuesve të njohur nga qendrat e tjera për ndonjë ligjëratë a debat para studentëve dhe pedagogëve, zotërinjtë e Rektoratit kujdesen për organizimin e ceremonive të ndryshme, fjalë kjo të cilën ata në broshurën e përgatitur me rastin e shpalljes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton “Doktor Nderi” i UP-së, e shkruajnë “ceromoni”!
Kurse nga ana tjetër sillen si të ishin të gjithëdijshëm dhe tejet komodë në postet që mbajnë, duke injoruar punën dhe veprën e atyre që kanë preferuar t’i mbeten besnikë profesionit të vet!
Ti mund të punosh dyzet vjet në këtë universitet, madje edhe më shumë dhe t’i bësh nder atij me punën tënde, por kur kremtohet 40-vjetori i themelimit të Universitetit nuk të fton kush nëse nuk je dekan, prodekan, sekretar a së paku një referent i afërt me parinë. Dija dhe talenti nuk çmohen në këtë institucion. As emri. Mund të jesh studiues i njohur i letërsisë shqipe dhe i lëvizjes politike të shqiptarëve, ta zëmë, të kesh bërë shkrime e libra mbi këtë temë, por kur Adem Demaçi shpallet “Doktor Nderi” i UP-së, në sallën ku mbahet ceremonia do të jetë e pranishme mungesa jote; nuk i bie në mend kujt të të bëjë një ftesë a telefonatë edhe sikur të jesh jo Rexhep Qosje e Idriz Ajet, por edhe Jean-Paul Sartre a Heideger! Në UP s’të bën kush hesap nëse s’ke post dhe klan! Për vlera nuk pyet kush! Protokolli i “ceremonive” mortore, pardon solemne, që organizon Rektorati ynë dhe përmbajtja e monografive “shkencore”, që hartojnë të përzgjedhurit e tij gjysmanalfabetë, nuk mbështetet në kriterin e vlerës, por në atë të përkatësisë klanit, partisë, fisit.
Skandali më i ri i këtij “menaxhmenti” është blerja e çmimit për cilësi nga një kompani e dyshimtë spanjolle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk u desh shumë kohë për të dalë në shesh e vërteta lidhur me këtë çmim problematik, që e komprometoi keq “misionin” e rektorit tonë në udhëtimin e tij të shtrenjtë, vetë i dytë, në Amerikë.
Reagimet qenë të shumta, kështu që Këshilli Drejtues u detyrua të formonte komision për hetimin e këtij rasti.
Rektori dhe hija e tij, prorektori për marrëdhënie me botën e jashtme, të cilët një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në aeroplan, vazhdojnë të ngulin këmbë në të vetën: se ata e paskan marrë vërtet atë çmim dhe se akti i dorëzimit të tij i paskësh hidhëruar Serbinë a Rusinë, a të dyja së bashku, delegacionet e të cilave, sipas fjalëve të rektorit, e paskëshin “lëshuar” sallën!
Edhe sikur të jetë i vërtetë e jo i rremë çmimi, qesharak është motivi për të cilin na qenkësh dhënë ai: për cilësi! Në gjendjen në të cilën janë sot studimet në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha nivelet, për kërkimet shkencore as mos të flasim, ky cilësim tingëllon si një ironi e pastër.
Si një lloj ironie, në mos edhe talljeje, ngjajnë edhe njerëzit që kanë qenë në krye të UP-së në periudhën për të cilën e kemi fjalën: rektorët tanë! Nga i pari e gjer tek i fundit!
Universitetet ekzistojnë në radhë të parë për hir të atyre që studiojnë në to, pra për hir të studentëve, të cilëve u duhen siguruar të gjitha kushtet dhe u duhen garantuar të gjitha të drejtat e tyre të pacenueshme, duke i respektuar si plotësisht të barabartë, por duke ua bërë me dije njëkohësisht, pa asnjë ekuivok, se edhe ata kanë detyrimet e tyre, si kudo në botë.
Rektorët tanë dhe vartësit e tyre servilë e injorantë ndjekin një rrugë tjetër. Ata nuk i respektojnë studentët dhe nuk bëjnë përpjekje për sigurimin e kushteve të tyre të jetës dhe të punës, por u vardisen atyre. Si shprehet kjo vardisje studentëve nga ana e tyre? Afat provimesh çdo muaj (për të ashtuquajturit absolventë, që ndodh të kenë absolvuar edhe para njëzet vjetësh), kurse pesë-gjashtë afate në vit për të gjithë të tjerët dhe paraqitje e provimeve, e të gjitha provimeve, në secilin afat, pa paguar asnjë cent! Se sa është produktive kjo metodë e dinë më së miri ata që i zë taksirati të mbajnë provime pothuajse çdo të dytën javë, pa dëshirë e nën presion psikik dhe duke e ndërprerë procesin mësimor, krejt ndryshe nga ç’ndodh në universitetet prestigjioze të botës dhe krejt ndryshe nga ç’parashihet me Konventën e Bolonjës.
Më duhet të them me keqardhje se kjo vardisje studentëve ose lëshim pe ndaj kërkesave të tyre, edhe atëherë kur ato nuk janë të arsyeshme, që në fakt nuk shkon aspak në favor të tyre (të studentëve të mirë jo se jo), ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, për të arritur kulmin në kohë të fundit, në mandatin e rektorit të skuqur me bojë po nga studentët, bëmat e të cilit s’kanë të ndalur.
Kështu, bëma e fundit që bëri ky rektor është caktimi i titullit “Professor Emeritus” për veten e tij, pa kurrfarë procedure, në saje të një rregulloreje të cilën e paskësh hartuar pararendësi i tij. Organi që e shpalli rektorin “Professor Emeritus” quhet Senat (emër i madh), por askush nga senatorët nuk e çeli gojën të shtronte pyetjen se përse gjatë këtyre tre vjetëve, sa ishte rektor personi në fjalë, askujt nga profesorët e pensionuar në UP nuk iu akordua ky titull, pos lartmadhërisë së tij, Gjeto Basho Mujit?!
E them me përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale: Universiteti i Prishtinës sot prodhon, en général, analfabetë me diplomë dhe njerëz pa integritet moral. Le të më falin studentët e mirë e të ndërgjegjshëm, të cilët, për fat, nuk mungojnë në UP, në të gjitha fakultetet e tij, por ata janë pak, shumë pak, në krahasim me masën e gjerë e amorfe, e cila qëllim të vetëm ka marrjen e një diplome të shkretë pa dije, që edhe ashtu, në të shumtën e herëve, nuk i vyen gjë, nuk i hyn në punë. Sepse puna në Kosovë nuk fitohet me dije e diplomë, por në forma të tjera, kryesisht të pandershme dhe informale.
E thamë më lart, por po e ritheksojmë, se në Universitetin e Prishtinës çmohen shumë postet, por jo puna dhe dija. Bëhet luftë e madhe për t’u bërë rektor, dekan, senator etj. Ka edhe shembuj të grumbullimit të funksioneve nga persona të njëjtë, të cilët janë bërë të neveritshëm me pangopësinë e tyre. Ndodh, madje, që tipat e tillë të pafytyrë, që nuk shquhen aspak me vlerat e tyre profesionale e njerëzore, të gëzojnë rejting të lartë te një pjesë e studentëve, në mos edhe e mësimdhënësve. Përse? Përgjigjja është e thjeshtë: janë ata që vendosin për gjithçka: për regjistrimin në fakultet, për provimet, diplomat, specializimet, për angazhimet e mësimdhënësve, për udhëtimet në botën e jashtme, për propozimet në Akademi, për botimet, që edhe ashtu janë të pakta, për të mos thënë se mungojnë krejtësisht etj., me një fjalë për fatin dhe karrierën e njerëzve, prej të cilave varet shumë herë edhe ekzistenca e tyre. Mediokriteti dhe servilizmi po bëhen normë e sjelljes në UP, kurse aftësia për t’iu vardisur politikës, rëndom partisë që është në pushtet, herë njërës e herë tjetrës dhe për të manipuluar me njerëzit dhe votat, konsiderohet zotësi.
Bindjet politike janë e drejtë e gjithkujt, përfshirë edhe profesorët e universitetit, por ato duhet të qëndrojnë jashtë auditorëve dhe mjediseve të tjera universitare. Depolitizimi i Universitetit duhet të jetë realitet e jo parullë.
Sipas traditës së lashtë mesjetare, të kohës kur janë themeluar universitetet e para në Evropë, kur latinishtja ishte ende “lingua franca”, njeriu i parë i “Gjithëmësimes”, si e përkthen Sami Frashëri fjalën “Universitet” në shqip, quhej “Rector Magnificus”. Në Fjalorin latinisht-shqip të Henrik Lacajt e Filip Fishtës kjo fjalë, fjala ”magnificus”, shpjegohet si “i madhënueshëm, i shkëlqyeshëm, i lavdishëm”.
Askujt në Kosovë sot nuk i shkon ndërmend të kërkojë një rektor të tillë (fundja, koha në të cilën jetojmë është kohë e menaxherëve e jo e dijetarëve), por besoj se është e drejtë dhe normale të kërkosh së paku një rektor normal.