Reali kishte refuzuar Pirlon

Andrea Pirlo ka mundur të jetë lojtar i Real Madridit, shkruajnë mediat spanjolle.

Mesfushori i Juventusit ka fituar lëvdata për paraqitjet e tij me Italinë në Euro 2012 këtë verë.

El Confidencial shkruan se Pirlo, i cili aso kohe kishte qenë lojtar i Milanit, i ishte ofruar Realit për një shumë prej 10 milionë euro.

Por drejtuesit e klubit spanjoll kishin refuzuar propozimin pasi e shihnin Pirlon aso kohe si “shumë të moshuar”. Ai ishte 28 vjeçar.