Marca shkruan se Real Madridi e di se City nuk ka nevojë për të holla, por mund të lëkundë gjigantin anglez duke ofruar disa lojtarë.
Në tavolinën e bisedimeve për David Silvan tashmë kanë hyrë Lassana Diarra, Gonzalo Higuain, Karim Benzema dhe Nuri Sahin, ndërsa pritet të përfshihet edhe Kaka, i cili ishte i kërkuar me ngulm dy vite më parë nga City.





