Italiani nuk tregoi formë të mirë në sezonin e kaluar dhe pranoi shumë kritika për paraqitjet e tij. Ranocchia thotë se ai ishte nën mesataren sezonin e kaluar, por është i vendosur të mësojë nga gabimet dhe të përmirësohet.
“Sezonin e kaluar dështova të bëj diçka, vërtet. Por kam punuar fuqishëm për të arritur këtë shkallë të para-sezonit në formë të mirë, ashtu që të kem një sezon të shkëlqyeshëm”.
“Po përpiqem çdo ditë jo vetëm të bëhem lojtar më i mirë, por të bëhem më i miri. Kam mësuar nga gabimet që kam bërë sezonin e kaluar dhe përpiqem ta rikuperoj atë”, ka thënë Ranocchia për faqen zyrtare të Interit.





