“Shumë miq të mi dhe të afërm përkrahin Corinthians, por shpresoj që të mos kenë dyshime se kë ta përkrahin, ose ne do të kemi probleme. Asnjë ekip nuk e ka të garantuar vendin në finale, por nëse ndodh, do të jetë ndeshje e mrekullueshme”, ka theksuar Ramires.
Kupa e Botës për Klube zhvillohet në dhjetor të këtij viti në Tokio të Japonisë, ku dhe do të përdoret për herë të parë teknologjia në vijën e golit.





