Priteni këtë ditë me gëzim!

Priteni këtë ditë me gëzim!
Sepse ajo është jeta, vetë jeta e jetës.
Në harkun e saj të shkurtër
Gjenden gjithë të vërtetat dhe realiteti i ekzistencës sonë:
Lumturia e rritjes
Lavdia e veprimit
Shkëlqimi i bukurisë,
Sepse e djeshmja është veçse një ëndërr,
Dhe e nesërmja është vetëm një vizion,
Por e sotmja e jetuar mirë e bën çdo të djeshme një ëndërr
lumturie
Dhe çdo të nesërme një vizion shprese.
Pra, me gëzim këtë ditë priteni!
Kjo është përshëndetja për agimin.

(KALIDASA,dramaturg i lashtë indus)

Related Posts: