Pozita gjeografike e Kosovës

Republika e Kosovës gjendet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. Republika e Kosovës ndonëse e rrethuar me male të larta, përshkohet nga rrugë të rëndësishme. 

Pozitën e mirë gjeografike ia mundësojnë luginat e lumenjve që paraqesin korridoret kryesore nëpërmes të cilëve Republika e Kosovës lidhet me fqinjët. Ibri, Sitnica dhe Lepenci në pjesën qëndrore, Drini i Bardhë në pjesën perëndimore dhe Morava në pjesën lindore kanë formuar rrugë natyrore me të shkurtër dhe më të përshtatshme. 

Derisa Drini i Bardhë hap rrugën për në bregdetin shqiptar të detit Adriatik, Lepenci me rrjedhjen e Vardarit del në detin Egje e Morava e Binçës i bashkohet rrjedhës ujore të Moravës dhe të Vardarit përrnes të cilëve Republika e Kosovës lidhet edhe me Detin e Zi. 

 Lexo më shumë: Republika e Kosovës - Pozita, kufijtë dhe madhësia


Pozita e Kosoves,Kosova pozita e saj, Pozita e Kosoves,kosova