35 vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të bujshme pas përfundimit të Euro 2012, ku realizoi dy gola në fitoren e Ukrainës ndaj Suedisë.
“Ndoshta do të shokoj të gjithë: e ardhmja ime nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. Është e lidhur me politikën”, ka thënë Shevchenko në faqen zyrtare të Dinamo Kievit.
Sheva njihet për sukseset e tij sa ishte lojtar i gjigantit italian, Milanit, ku realizoi 175 gola në 322 paraqitje.





