Argjentinasi u largua në drejtim të Paris Saint-Germain, ndërsa trajneri Walter Mazzarri është duke menduar që ta angazhojë sulmuesin maqedonas në pozitën e tij.
“Jemi lojtarë të ndryshëm. Ai luajti shumë mirë këtu te Napoli dhe pastaj vendosi të shkojë”.
“Jam i lumtur për të sepse shkoi te një skuadër e rëndësishme. Por unë kam karakteristikat e mia dhe jam këtu vetëm për t’i ndihmuar skuadrës”, ka thënë Pandev në një konferencë për media.