Pandev: Insigne ma kujton Messin

Sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, ka theksuar se partneri tij në sulm, Lorenzo Insigne, ia përkujton superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.

21-vjeçari është kthyer në San Paolo pas huazimit të suksesshëm te Pescara dhe ka impresionuar me performancat e tij në përgatitjet parasezonale.

“Ai është një djalë i shkëlqyer. Në mënyrën se si driblon, ma përkujton Messin”.

“(Messi) është më i miri në botë, por (Insigne) mund të ndjekë karrierën e fenomenit të Barcelonës”, ka thënë maqedonasi për Radio Marte.