Klubi më i madh gjerman e mbylli sezonin 2011/2012 pa asnjë trofe duke përfunduar i dyti në Bundesliga (pas Borussia Dortmund), duke luajtur në finale të DFB-Pokal (ndaj Borussia Dortmund) dhe në finale të Ligës së Kampionëve (ndaj Chelseat).
“Objektivi ynë është i qartë: ne duam të fitojmë tituj”, ka thënë Rummenigge për Bild.
Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, ai ka theksuar se nëse trajneri Jupp Heynckes dhe drejtori sportiv, Matthias Sammer, kërkojnë lojtarë të rinj, atëherë bordi i klubit do të merret me këtë punë.





