NYPD: Mërzi, frikë e adrenalinë në rrugët e New York (FOTO)

NYPD: Mërzi, frikë e adrenalinë në rrugët e New York (FOTO):
Antonio Bolfo, oficer policie në New York, nisi të interesohej për të hyrë në trupën policore pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Por sa më shumë binte në dashuri me punën e tij në polici, aq më shumë e fotografonte atë, për të sjellë imazhet e punës së përditshme.
Fotot e tij janë pjesë e një ekspozite, ku çdo qytetar ftohet për të hedhur një vështrim më afër punës së policisë dhe kostove emocionale të kësaj pune.