Për mëmëdhenë-motoja e një atdhetari në një studim monumental të Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika
Një monografi e plotë për Mihal Gramenon
Ilia S. KARANXHA
Në prill të këtij viti, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, studiuesi i mirënjohur Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, i dha publikut shqiptar studimin monografik Mihal Grameno - jeta dhe vepra 1871-1931 (500 f.), botuar në shtypshkronjën Milenium i Ri - Durrës prej Shtëpisë Botuese DDS me redaktor gjuhësor Halim Malokun. Nga njëra anë, figura e kulluar e një atdhetari si Mihal Grameno dhe nga ana tjetër pena e një studiuesi e hulumtuesi të palodhur e të kualifikuar si z. Gjika, që jeton prej vitesh në SHBA, pasuruan shkencën dhe kulturën tonë me një vepër monumetale.Binomi Grameno-Gjika i është prezantuar publikut shqiptar më shumë se 30 vjet më parë fillimsht me një sërë studimesh në revistën Studime filologjike e pastaj me botimin e veprës Mihal Grameno - publicist demokrat (1980, 250 f.). Qysh nga ky moment nisën për autorin tonë hulumtimet e studimet e reja për një monografi të plotë që të pasqyronte gjithë jetën e veprën e këtij mëmëdhetari të rallë e krijuesi të shumanshëm, siç ishte Gramenoja.Si rezultat i kësaj pune studimore shkencore në vitin 1984 u përfundua varianti i parë i kësaj monografie, i cili, si na sqaron autori, nuk mundi të shikonte dritën e botimit. U duk se gjithçka do të humbiste, por ndryshimet rënjësore në strukturat politike, sociale e kulturale të vendit, si dhe të vetë studiuesit, krijuan mundësi që ky, jo vetëm të thellohej e të zgjeronte më tej shkallën e njohjes mbi Mihal Gramenon me dokumenta, shkrime e studime të reja, por njëkohësisht të rishikonte gjithë punën e bërë më parë, duke e ndriçuar tashmë figurën e atdhetarit dhe shkrimtarit korçar nën një këndvështrim të ri, më objektiv dhe jashtë kufizimeve apo paragjykimeve ideore të imponuara e të diktuara nga regjimi totalitar. Vepra është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, të pastër e të pasur. Jetëshkrimi i familjes Grameno harmonizohet me një kompetencë të plotë brenda kontekstit historik e social-ekonomik, qysh kur të parët e kësaj familje me stërgjyshin Papa Nasto, u larguan prej fshatit Plasë dhe u vendosën në qytetin e Korçës rreth vitit 1830. Nëpërmjet ndërtimit të jetës së heroit, kemi kënaqësinë të ndjekim rritjen e përpjekjeve të popullit shqiptar, në trevat jug-lindore dhe nëpër kolonitë, për çlirim nga zgjedha osmane. Banorët e qytetit dhe të krahinës së Korçës, sidomos emigrantët e saj në Rumani, fillojnë të luajnë rol parësor, i cili dalëngadale nis të ndikojë e rezatojë mbarë lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këto ambjente atdhetare, rritet dhe formohet Mihali ynë, i cili aktivizohet që herët në shoqatat atdhetare Drita e Shpresa të Bukureshtit dhe mbasi mbush të tridhjetat fillon të botojë krijimet e veta në fushën e letrave, poezi, prozë, komedi e tragjedi në vargje, hymne luftarake, të cilat ishin të frymëzuara kryekëput nga lufta e popullit shqiptar për një ringjallje kombëtare. Është kjo krijimtari letrare dhe publicistike tepër e angazhuar me rrjedhat historike të kohës, që e vendos Mihal Gramenon mes figurave më të shquara të kolonisë shqiptare të Bukureshtit e të mbarë letërsisë e të gazetarisë shqiptare të viteve 1900-1924. Studiuesi Gjika ia ka dalë ta analizojë këtë krijimtari me një përkujdesje të veçantë në kapitujt II-III (fq. 188-415), duke i dhënë asaj me kompetencë vendin që meriton, brenda konteksit të letërsisë shqiptare të periudhës së Rilindjes e mbas saj deri në dhjetorin e vitit 1924. Shumë i goditur është vlerësimi i Gramenos si një nga shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë shqiptare të çerekut të parë të shek. XX-të me arsyetimin: Po t'i kishin munguar vepra e shumëllojshme letrare e publicistike dhe jeta plot aktivitet e Mihal Gramenos, letërsia jonë dhe historia jonë kombëtare do të ndjeheshin më të varfëra. Letërsia do të ndjehej më e varfër, sepse asaj do t'i mungonin tragjedia e parë historike "Vdekja e Pirros", një nga komeditë e para "Mallkim' i gjuhës shqipe", novelat e para "Oxhaku", "Varr i pagëzimit" dhe "E Puthura", himnet kryengritëse "Për Mëmëdhenë", "Uratë për lir", "Lamtumirë", etj, kënga dashurore "Muaj' i Majit", do t'i mungonin skicat realiste me të cilat ai u bëri autopsinë e përbërjes shoqërore të qeverive të para shqiptare, do të mungonte vepra memuaristike Kryengritja shqiptare me bëmat e çetës së Çerçiz Topullit. Gazetaria shqiptare do të ndjehej më e varfër, sepse do t'i mungonte sasia e madhe e artikujve, fejtoneve, pamfleteve dhe portreteve të pashoqe, me të cilat u vlerësuan drejt ngjarjet, klasat dhe veprimtarë të viteve 1908-1924. Historia jonë kombëtare dhe ajo demokratike do të ndjeheshin më të varfëra, sepse do t'u mungonte luftëtari i maleve, veprimtari ilegal i lëvizjes së armatosur dhe agjitatori demokrat. Shoqërisë shqiptare do t'i mungonte shembulli i njeriut të ndershëm, të ekuilibruar, i cili kritikoi me fakte dhe nuk feu e nuk shau askënd, njeriu që i priti me gjakftohtësi kritikat dhe u përgjigj me argumenta (f.434). Mihal Grameno është shembulli më i spikatur i poetit luftëtar shqiptar, që shkëlqen midis grupit të rilindësve tanë si L. Gurakuqi, H. Mosi, R. Siliqi etj, të cilët ndoqën shembullin e poetëve ballkanas Kristo Botev i bullgarëve, Mihal Eminesku i rumunëve, etj., të cilët luftuan me pushkë e penë për lirinë e atdheut të tyre nga zgjedha osmane. Për gati 15 muaj (maj 1907- 25 korrik 1908) çeta e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos shkelën dhjetëra e dhjetëra fshatra, ku krahas agjitacionit nuk nguruan të ndesheshin me armë edhe kundra forcave policore e ushtarake osmane, si në Mashkullorë, Libofshë e në Vodicë të Kolonjës. Këto fakte tërheqëse, Grameno i riprodhoi me detaje në veprën "Kryengritja shqiptare", të cilën ai mundi ta botonte më 1927 në Vlorë. Kjo faqe e lavdishme e luftës së popullit shqiptar gjatë Rilindjes zë vendin përkatës në veprën e Th. Gjikës, ku burimet për trajtimin e saj nuk kufizohen vetëm në memorialistikën e kohës, por edhe në burime arkivore e studime monografike, të cilat venë në dukje efektet e shqetësimet e autoriteteve osmane, si dhe ato të huaja, duke theksuar se, lëvizja e popullit shqiptar për liri e pavarësi zhvillohej jashtë diktateve e interesave të të huajve. Vitet 1908-1912, ashtu si vitet 1878-1881, përbëjnë vitet më intensive në luftën për zgjimin kombëtar dhe në luftën për liri dhe pavarësi të popullit tonë. Për herë të parë brenda në atdhe në mënyrë legale u krijuan shoqata e klube atdhetare, filluan të botoheshin gazeta në gjuhën amtare, u çelën e riçelën shkolla shqipe dhe mbi të gjitha u bë frymëzuese psikologjia e luftës për liri. Numëri i veprimtarëve të çështjes kombëtare në qytete e fashatra të ndryshme u qindrafishua.Studiuesi sqaron përmes një materiali të bollshëm se, kjo luftë tashmë vazhdohet si në planin legal dhe në atë ilegal, ku Mihal Grameno luante një rol parësor si kryetar i Komitetit të Fshehtë të Stambollit për zonën e Korçës. Jepet e plotë, lëvizja kulturale-arsimore dhe ajo e armatosur në zonën e Korçës ku u zhvillua një luftë shumë e ashpër kundër pushtuesit, si dhe shovinizmit të huaj dhe kishës greke, e cila prej vitesh i ishte kundërvënë lëvizjez kombëtare shqiptare.Duke lënë mënjanë premtimet e pavlera të xhonturqve për barazi e përparim mes popujve të Perandorisë, atdhetarët më të shquar shqiptarë iu përveshën punës për organizimin e luftës së armatosur. Zbulohen e dokumentohen kontaktet e drejtpërdrejta të Gramenos me anëtarët e Komitetit të Fshehtë që vepronte në Stamboll, ku ai takohet e diskuton me I. Qemalin, L. Gurakuqin, D. Himën, Hil Mosin, Baki Gjionokastrën, Hasan Prishtinën e shumë të tjerë. Madhështia e figurës të Gramenos në dobi të çështjes kombëtere është lidhur pazgjithshmërisht dhe me veprimtarinë e tij publicistike. Ai drejtoi personalisht gazetat "Lidhja Orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), të cilat me punën dhe talentin e tij kanë zënë një vend nderi në historinë e gazetarisë shqiptare të Rilindjes dhe të Pavarësisë. Vlerat e shquara të kësaj veprimtarie letrare e publiçistike, Gjika i sjell para lexuesit përmes analizash shkencore që shquhen për zbulimin e vlerave ideo-artistike të para me sy kritik. Ai nuk iu ndahet për asnjë momet rrugëve të ndjekura prej Gramenos në skakierën e mpleksur shqiptare të shkaktuar nga armiqtë e shumtë që iu vërsulën trojeve arbërore pas shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë më 1912.E gjejmë Gramenon të lëvizë në trekëndëshin Korçë-Vlorë-Durrës, të hidhet në Shkodër e Pogradec, të kapërcejë Adriatikun e të veprojë në Itali e më pas të shkojë përtej Oqeanit Atlantik për t'u vendosur në SHBA, ku vijoi botimin e gazetës së tij "Koha" (1915-1919) e të kthehet në atdhe më 1920. Qartë dhe me argumente, jepet jeta dhe karakteri i këtij veprimtari, i cili për asnjë moment nuk u përkul nga vështirësitë ekonomike, nga rreziqet për jetën dhe as nga joshjet e majme për t'u shërbyer të huajve. Janë sqaruar me fakte të panumërta se si edhe në situatat më të turbullta që kalonte vendi, Grameno nuk e humbi orientimin, duke ruajtur gjithmonë identitetin dhe personalitein e tij si mëmëdhetar. Vepra në tërësinë e saj transmeton jo vetëm vlera të mëdha njohëse dhe edukative, por në këtë vit të veçantë jubilar të 100- vjetorit të Pavarësisë është një dëshmi e gjallë, një dokumet i pakundërshtueshëm i përpjekjeve titanike të popullit tonë për çlirim nga zgjedha osmane, për liri e përparim shoqëror, ku Gramenoja gjithë jetën u reshtua në ballë të këtyre përpjekjeve. Puna këmbëngulse e studiuesit Thanas Gjika me veprën monografike "Mihal Grameno jeta dhe vepra" ka dhënë frutet e dëshiruara jo vetëm për intelektualin e shkolluar shqiptar të të gjitha niveleve, por edhe për njerëzit e thjeshtë atdhedashës. Vepra është e pajisur me një përmbledhje konkluzive në anglisht, me një tregues të emrave, me mjaft fotografi ilustruese të heroit e të kohës dhe me një bibliografi të pasur. Personalitete të shquara e të mirënjohura të shkencës shqiptare si Prof. Dr. Jorgo Bulo (Tiranë) dhe Prof. Dr. Agim Vinca, (Prishtinë), të cilët u njohën me këtë vepër para botimit, kanë dhënë gjykime shumë pozitive mbi vlerat dhe rëndësinë e saj, vlerësime që publikohen në kapakun e prapmë të veprës dhe të përkthyera anglisht në f. 455-456.Jeta dhe veprimtaria e studiuesit Thanas Gjika, për gati gjysmë shekulli, qysh kur la bankat e shkollës i është kushtuar kryekëput shkencës albanologjike. Veç punimeve të sipërcituara mbi Mihal Gramenon, janë të shumtë artikujt, referatet, kumtesat nëpër sesione shkencore të realizuar nga ky studiues brenda dhe jashtë atdheut. Ndër veprat monografike, vlera të veçantë deri në nivel botëror paraqet punimi "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re" (2008, 504 f.), ndërsa analizat mbi shoqërinë e djeshme dhe të sotme shqiptare zënë vend në veprën "Evolimi ynë kërkon njohjen dhe dënimin e fajit" ( 2011, 304 f.). Emigracioni dhe vështirësitë e jetës në dhe të huaj nuk e kanë thyer studiuesin Thanas Gjika ashtu siç nuk i thyen as Rilindasit tanë, të cilët ai i studion me dashuri e një pasion të admirueshëm. Kjo vepër na tregon se, intelektualët shqiptarë duhet ta presin këtë jubile, duke sjellë rezultate të reja, duke zbuluar meritat e rilindësve tanë dhe jo, duke pritur që qeveria dhe shoqëria të na nderojnë neve.Arritjet e kësaj vepre të kompletuar shkencore kanë për të ndikuar në studimet e ardhshme historiko-letrare për të sjellë vlerësime të reja për një varg dukurish dhe autorësh e veprimtarësh politikë të Rilindjes sonë e mbas saj.
Firenze 10. VII. 2012