36 vjeçari, i cili u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar është bërë caku kryesor i trajnerit të Montrealit, Jesse Marsch, që thotë se ka gjasa të mëdha që Nesta të kalojë në Kanada.
“Mundësia që të keni një djalosh sikur Nestan në ekip është shumë e mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta transferuar. Nuk jam i sigurtë nëse do të jetë e komplikuar. Por, pjesa e mirë është se Nesta dëshiron të jetë këtu”, është shprehur Marsch.