Pas ‘spastrimit’ të veteranëve, Rossonerët shitën edhe dy lojtarët kryesorë, mirëpo 23-vjeçari i porsaardhur nga Chievo mendon se Milani do të jetë konkurrent i fuqishëm për titull.
“Dy lojtarë të shkëlqyer janë larguar, por Milani është duke u angazhuar në tregun e transferimeve dhe nesër (e martë) lojtarët do të kthehen nga pushimet”.
“Sido që të jetë, mendoj se jemi ekip i shkëlqyer dhe kemi për qëllim që ta fitojmë kampionatin”, ka thënë Acerbi për Sky Sport Italia.





