Pas largimit të Filippo Inzaghit dhe Maxi Lopez, Rossonerët kanë nevojë për sulmues.
Në rast se Ibra pëson ndonjë lëndim apo suspendohet, atëherë Milanit i nevojitet një sulmues që mund ta zë vendin e tij.
Adriano Galliani thuhet të ketë biseduar tashmë me drejtuesit e Genoas rreth Destros, por pritet të zgjidhet bashkëpronësia e tij me Sienan dhe pastaj të fillojnë negociatat.
Djali i Berlusconit, Pier Silvio, e ka shprehur publikisht admirimin për Carroll, ndërsa si alternativë e Rossonerëve është edhe Dzeko, i cili duket se do të largohet nga kampioni i Anglisë.





