Suedezi u huazua në San Siro në vitin 2010 dhe më pas nënshkroi për klubin italian. Këtë verë, ai iu bashkua Paris Saint-Germainin, ndërkohë që Rossonerët ende nuk e kanë paguar borxhin që ia kanë Barcës.
Nga ana tjetër, Faus ka thënë se edhe Blaugranët i kanë katër milionë euro borxh Udineses për transferimin e Alexis Sanchez dhe ka kërkuar që klubi të jetë i kujdesshëm me borxhet nëse planifikon të ndërmarrë projekte ambicioze në të ardhmen.





