McLaren kohëve të fundit është lënë prapa nga Red Bull dhe Ferrari që kanë zhvilluar makina super të shpejta dhe kjo po vërehet dukshëm në rezultate. Sidoqoftë, bosët e skuderisë anglo-gjermane besojnë se kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar.
“Pas Silverstones, vëmendja jonë është kthyer tek Hockenheimi dhe Budapesti, gara të cilat duam t’i fitojmë. Ekziston mobilizim i madh në kampin tonë që të sigurohemi se strategjia jonë është agresive”, ka theksuar një prej zyrtarëve të ekipit, Martin Whitmarsh.





