Sipas Balkan Insight, kompania turke, Cevahir Holding, ka në plan të investojë rreth 300 milion euro në këtë projekt, që pritet të kompletohet brenda 3 vitesh. Kullat do ndërtohen në lagjen Aerodrom në Shkup.
Kompleksi do ketë rreth 1400 apartamente dhe një qendër tregtare gjigande.
Kryeministri Nikolla Gruevski tha se ata arritën të bindin kompaninë të investojë për shkak të taksave të ulëta, çmimeve të favorshme të tokës dhe procedurave të thjeshta administrative.
Ky pritet të jetë investimi i huaj më i madh në vend.
Pavarësisht krizës, çmimet e banesave në Shkup janë relativisht të larta, me rreth 1 mijë euro për metër katror.