Lojtari italian është kthyer në Old Trafford pas huazimeve të Sampdoria dhe QPR dhe është i vendosur që t’i lë përshtypje trajnerit Sir Alex Ferguson.
“Është bukur që kthehem te Manchester Unitedi. Kur shkon në huazim e kupton se sa e rëndësishme është që të luash për këtë klub”.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe mezi pres fillimin e sezonit”.
“Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes. Në gjashtë muajt e parë nuk mu dhanë shumë mundësi dhe vendosëm se ishte më mirë për mua që të huazohesha”, ka thënë 20-vjeçari.





