Portali i njohur kroat shkruan se Spursat kërkojnë më shumë se 40 milionë funte, por Real Madridi është i bindur se bisedimet me klubin anglez do të përfundojnë me sukses në ditët në vijim.
“Gjithçka është zgjidhur. Luka Modric dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje. Ekziston problem me Tottenhamin, por gjithçka do të zgjidhet shpejt”, ka theksuar një burim i afërt me Modric.





